Ngjarja në Kavajë, Meta: Të jetë gjaku i fundit që derdhet për zgjedhje

Nga A2 CNN
19 Prill 2021, 22:33 | Politikë
Ngjarja në Kavajë, Meta: Të jetë gjaku i fundit që

Presidenti Ilir Meta shkoi në Kavajë, pas plagosjes me armë zjarri të një të riu në zyrën elektorale të Partisë Demokratike në këtë qytet.

Nga aty, Kreu i Shtetit iu drejtua me tone të ashpra kryeministrit Edi Rama.

https://a2news.com/2021/04/19/kavaje-plagosje-me-arme-zjarri-brenda-zyres-elektorale-te-pd-se/?utm_source=a2-related&utm_source=a2pages&utm_campaign=hp-related

“Të jetë gjaku i fundit që derdhet për zgjedhje. Ti ke çuar rrugaçët për të hyrë në shtëpinë e Partisë Demokratike, ke lëshuar banditët tërë natën në të gjithë Shqipërinë, u ke mbush mendjen se do të kesh mandatin e tretë, prandaj thirri mendjes përpara se të jetë vonë. Lëri qytetarët që të votojnë të lirë dhe të qetë. Boll e shkele Kushtetutën, ke bërë qindra krime zgjedhore gjithë këto ditë. Mos kujto se Kavaja dhe Shqipëria mund të dhunohet dhe poshtërohet në këtë mënyrë”, tha Meta.

https://a2news.com/2021/04/19/plagosja-ne-zyrat-e-pd-basha-nga-kavaja-akuzon-ramen-atentat-ndaj-pd-do-te-marre-pergjigjen-e-merituar-me-vote/

Më tej, Presidenti iu drejtua edhe drejtorit të Policisë së Shtetit: “Shpresojmë që policia të ketë ndërhyrë dhe t’i lërë motivet e dobëta. Ardi Veliu, lëri motivet e dobëta! Është serioze tani loja, nuk ka shaka dhe mos i lini ato që janë në kërkim që të lëvizin të lirë sepse do të ketë veprime spektakolare që nuk u ka vajtur mendja. Nuk preket më vota e asnjë shqiptari. Ka trima që duan ta prekin? Ta provojnë. Ka çuna problematikë? Po kur të bëhet i gjithë populli problematik, me Presidentin problematik, ku do të shkosh ti, Edi Rama? Prandaj, thellohu, reflekto, shko te SPAK-u dhe rrëfehu atje”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/04/19/plagosja-ne-zyren-elektorale-te-pd-se-ne-kavaje-reagon-rama/

A2 CNN Livestream

Latest Videos