Bllako dorëzoi mandatin, Kryemadhi: Pranoi gjykimin e shkurtuar, “kockë” për opinionin

Nga A2 CNN
30 Mars 2022, 20:17 | Politikë
Bllako dorëzoi mandatin, Kryemadhi: Pranoi gjykimin e shkurtuar,

Alqi Bllako nuk e priti mbledhjen e Këshillit të Mandateve, por dorëzoi mandatin e deputetit dy orë para mbledhjes. Këtë veprim të tij, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN, e ka cilësuar si një pranim të gjykimit të shkurtuar nga Bllako.

Kryemadhi tha se çështja e inceneratorëve ka vënë në provë SPAK-un, por arrestimet e deritanishme, sipas saj, nuk tregojnë asgjë.

“Procesi i dorëzimit të mandatit ishte një “gjykim i shkurtuar” nga vetë Bllako, sepse në hyrjen e një komisioni të verifikimit të mandateve do të shtoheshin akuzat. Unë do të merresha me Veliajn, me Ramën dhe jo me Bllakon, nëse do të kishte debat.

https://a2news.com/2022/03/30/me-vullnet-te-plote-dorezoj-mandatin-e-deputetit-alqi-bllako-con-me-poste-kerkesen-ne-kuvend/

Megjithatë, rasti Bllako dhe Koka duhet të ishin bërë më parë. Sa herë Rama dhe qeveria janë në vështirësi i hedhin një "kockë" opinionit publik. Çështja e Bllakos dhe arrestimet e tjera, po të ishin kaq serioze, gjëja e parë do të ishte arrestimi i Zotos, i Mërtirit, Gugallja. SPAK dhe reforma në drejtësi janë në provë. Vërtet mund të arrestosh Bllakon, por ai është një instrument i flakur nga Rama, ndërsa inceneratorët vijojnë të paguhen, të marrin para nga buxheti i shtetit”, tha Kryemadhi. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/03/30/kryemadhi-ne-a2-cnn-zoto-mori-16-milione-euro-nga-inceneratoret-i-fshehu-ne-kompani-offshore/

A2 CNN Livestream

Latest Videos