Kryemadhi në A2 CNN: Zoto mori 16 milionë euro nga inceneratorët, i fshehu në kompani “offshore”

Nga A2 CNN
30 Mars 2022, 20:36 | Politikë
Kryemadhi në A2 CNN: Zoto mori 16 milionë euro nga inceneratorët,

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin Debat nga Alba Alishani në A2 CNN, teksa foli për inceneratorët, u shpreh se Klodian Zoto ka fituar 16 milionë euro me një kompani të hapur vetëm për administrimin e mbetjeve. Sipas Kryemadhit, këto para kanë shkuar në kompani “offshore” në Maltë.

“Një kompani, e cila është e licencuar dhe e hapur vetëm për administrimin e mbetjeve ka fituar 16 milionë euro, para që kanë shkuar në “offshore”. Kjo kompani është në Maltë. Paratë i kanë shkuar Klodian Zotos dhe ai i ka çuar në Maltë.

Ne tani po zbardhim të gjithë skemën sepse i ke marrë këto 16 milionë euro, por çfarë ke bërë me këto para. Një pjesë e tyre kanë shkuar për zgjedhje. Koka i ka marrë paratë dhe i ka hedhur në zgjedhjen e 25 prillit në Durrës”, tha Kryemadhi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos