
Reshjet e borës kanë mbuluar qytetin dhe gjithë juglindjen prej mesditës së djeshme, të cilat kanë vijuar edhe gjatë natës.
Temperaturat e ulëta dhe bora ka krijuar vështirësi në qarkullim në akset kryesore. Problematike në qarkullim mbeten akset e Voskopojës, Dardhës dhe Qarri ku po punohet nga firmat kontraktuese.
Ndërkohë, akset e Qafë Thanës, Kapshticë dhe Liqenasi janë të kalueshme dhe pa probleme. Në disa zona të thella ka pasur shkëputje të energjisë ndërkohë nga ana e OSHE-së po punohet për riparimin e defektit. (A2 Televizion)