Dëborë dhe rrebeshe shiu, ulen temperaturat

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2021, 08:20 | Aktualitet
Dëborë dhe rrebeshe shiu, ulen temperaturat

Vijon paraditja me vranësira të shumta dhe reshje të pakta shiu dhe dëborë në lartësitë mbi 1000 m, por do të ketë edhe kthjellime të shkurtra.

Pasditja risjell rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit të cilat rrallohen vetëm vonë në mbrëmje.

Temperaturat ulen lehtë, më e ndjeshme gjatë orëve të mesditës kur maksimumi ngjitet jo më lart se 19°C.

Era do të vijojë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës me drejtim jugperëndimor duke mbajtur në 3-4 ballë dallgëzimin në zonat bregdetare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos