
Reshjet dendura të shiut në orët e fundit kanë shkaktuar rrëshqitje dherash në zonën e malit të Shoshit, duke bllokuar segmentin e rrugës së Dukagjinit që lidh dy njësi administrative me Shkodrën.
Për pasojë qarkullimi në këtë aks rrugor është ndërprerë dhe disa udhëtarë dhe banorët e asaj zone prej disa orësh vazhdojnë që të jenë të izoluar.
Pritet ndërhyrja e autoriteteve lokale për të normalizuar situatën dhe për të rikthyer qarkullimin normal të mjeteve. (A2 Televizion)