Dëborë në Theth, vështirësohet qarkullimi i mjeteve në qafën e Thorës

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2021, 16:10 | Aktualitet
Dëborë në Theth, vështirësohet qarkullimi i mjeteve

Reshjet e dëborës kanë pushtuar edhe lartësitë në veri të vendit. Më problematike është paraqitur situata në aksin rrugor Bogë-Theth, ku sasia e dëborës së rënë ka vështirësuar së tepërmi qarkullimin e mjeteve.

Rruga për momentin kalohet vetëm nga mjetet e larta dhe të pajisura me zinxhirë, ndërkohë burime për A2 CNN bëjnë me dije se shumë turist janë kthyer pasi nuk kanë mundur që të kalojnë Qafën e Thorës, ku trashësia e dëborës arrin mbi 20 centimetra.

Ndërsa disa mjete mësohet se kanë mbetur të bllokuar në Theth pasi rruga është e pakalueshme për autoveturat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos