
Pasojat e tërmetit të 2 viteve më parë ishin të rënda, pore dhe reagimi i Emergjencave Civile linte për të dëshiruar, kryesisht për shkak të mungesës së përvojës së stafit të kërkim-shpëtimit.
Mangësitë u bënë më të dallueshme kur mbërritën ekipet e huaja, me të gjitha pajisjet dhe eksperiencën e duhur. E siç e thotë edhe shprehja “gabimi të bëhet mësim”, si fillim strukturat tona të reagimit të shpejtë po nxitojnë të trajnojnë stafet.
Megjithatë, mes gjitha këtyre aparaturave, ekipit të zjarrfikësve u mungon një kamera speciale për rastet e tërmeteve. Nga ana tjetër, ajo që u dallua asokohe ishte mungesa e një qeni. Edhe ai po trajnohet për të fituar instinktet.
Nga ky vëzhgim i thjeshtë i A2CNN, rezulton se në rastin më të keq, nëse Shqipëria do të tronditej sërish nga një tërmet i ngjashëm, forcat tona të reagimit të shpejtë do të jenë një hap më para se në 2019-ën, por sërish një hap prapa ekipeve të huaja. (A2 Televizion)