Fëmija i dytë i çiftit Kledi Kadiu dhe Charlotte Lazzari ka mbushur një vit dhe balerini nuk ka mundur të mos i kushtojë një dedikim dashurie në rrjetet sociale.
"Nuk ka fjalë për të treguar për udhëtimin tënd të parë rreth diellit. Ti je mrekullia jonë, urime ditëlindjen Samurai i vogël", ka shkruar ai në Instagram. Në postim balerini iu referua një luftëtari sepse Gabrieli i vogël është i sëmurë që në lindje dhe ka qenë vetë ai që e ka treguar shumë kohë më parë.











“Në 13 ditë pas lindjes, Gabriel shfaqi ethe dhe konvulsione të rënda, shprehje e një diagnoze mjaft komplekse: meningo-encefalit”, shpjegoi ai. Por i vogli nuk u dorëzua. "Ne kemi nisur një rrugë rehabilitimi të hershëm - shtoi balerini. Nuk duam të fshihemi pas fjalëve duke pretenduar se gjithçka është e thjeshtë, por besojmë jashtëzakonisht në neuroplastikën, në vullnetin e pakufi të luftëtarit tonë të vogël, në qëndrueshmërinë dhe dashuria si stimul më i mirë për të mësuar”.
Shumë personazhe të botës së spektaklit dhe kolegë të Kledit komentuan postimin e urimin për Gabrielin. Kadiu ka publikuar edhe një video emocionuese me momentet më të bukura të vitit të parë të jetës së foshnjës së tij: nga lindja deri tek loja me motrën e vogël. Çifti, i cili u martua në vitin 2018, ka edhe një vajzë tjetër, Lea, e lindur në vitin 2016. (A2 Televizion)