
Prania e euroizimit në ekonominë shqiptare vijon të jetë e lartë edhe 4 vite pas nisjes së përpjekjeve nga ana e Bankës së Shqipërisë për të zgjeruar përdorimin e lekut. Ky shqetësim përmendet vazhdimisht në raportet e institucioneve financiare ndërkombëtare, si FMN.
Eksperti për ekonominë dhe ish-anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës Qendrore, Adrian Civici, liston rreziqet dhe arsyet që shtynë drejt kësaj politike për të dekurajuar përdorimin e euros: “Për të kontrolluar më mirë tregun monetary në vend dhe mbi të gjitha për të shmangur çdolloj rreziku apo goditje që ka të bëjë me ndryshimin e kursit të këmbimit”.
Civici analizon progresin në uljen e lehtë të depozitave dhe kredive në valutë dhe shqyrton mundësinë për prezantimin e masave shtesë për rritjen e përdorimit të lekut të propozuara nga Banka e Shqipërisë: “Efekti është i ulët për momentin, por mesazhi është i rëndësishëm. Deeuroizimi shmang skenarë rreziku në tregun shqiptar”.
Përdorimi i gjerë i euros nuk është një fenomen shqiptar, por i pranishëm në shumë vende të Europës Lindore që nuk e përdorin atë zyrtarisht si valutë. Një sondazh i Bankës Qendrore austriake zbulon se kjo lidhet me besimin më të lartë që individët kanë ndaj euros se ndaj monedhës kombëtare.
Edhe pse në rastin e Shqipërisë vihet re një trend përmirësues, i penguar disi nga pandemia. (A2 Televizion)