Integrim i Shqipërisë brenda 2030-ës? Sejamini: Franca dhe Gjermania kundër zgjerimit të BE

Nga A2 CNN
12 Shtator 2025, 21:52 | Politikë

Integrim i Shqipërisë brenda 2030-ës? Sejamini: Franca dhe

Gazetari dhe analisti Neritan Sejamini është shprehur se Shqipëria nuk është ende gati për anëtarësim në Bashkimin Europian Brenda vitit 2030.

Komentet Sejamini i bëri teksa ishte i ftuar në emisionin ‘ÇdoKënd’ me gazetaren Merita Haklaj në A2 CNN.

Ai tha se sot Franca dhe Gjermania janë kundër çdo lloj zgjerimi të Bashkimit Europian, teksa shtoi se në këto 2 vende dhe në Itali, partitë e ekstremit të djathtë (që janë kundër zgjerimit) dalin për herë të parë të parat në sondazhe.

Sipas Sejaminit, do të duhej një punë e gjatë në përshtatjen e legjislacionit dhe krijimin e standarteve të barabarta me vendet e BE-së, në mënyrë që Shqipëria të mund të integrohej.

“Franca dhe Gjermania janë kundër çdo lloj zgjerimi të BE-së. Ndërkohë partitë e djathta që janë kundër çdo lloj zgjerimi në Francë, Gjermani dhe Itali, janë për herë të parë në vendin e parë në të gjitha sondazhet. Këtu është krijuar ideja se procesi i negociatave është i thjeshtë.

Jo, Shqipëria analizohet. Në momentin që ti bëhesh vend anëtar i BE-së, portokallet që prodhohen në Shqipëri, duke u certifikuar në Shqipëri shkojnë direkt te konsumatori në Gjermani, Francë apo vende të tjera të BE-së.

Që ti të integrohesh, do të thotë që Gjermania të pranojë se ti ke një sistem të tillë të kontrollit dhe sigurisë, që manderinat e tua janë të sigurta për qytetarin e vetë. Por nuk e do në letër, por në praktikë”, tha mes të tjerash Sejamini. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos