S’ka surpriza me Peleshin, Tritan Shehu “dezerton” PD, Rama siguron 84 votat

Nga Ervin Koçi
12 Shtator 2025, 23:21 | Politikë

Niko Peleshi është zyrtarisht Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Seanca plenare nuk prodhoi asnjë surprizë sa i përket votave, pasi në parlament socialistët dëshmuan jo vetëm forcën numerike, por edhe unitetin politike.

Nisja e procedurës së votimit u shoqërua me deklaratën e demokratëve se nuk do të marrin pjesë në votim, duke hedhur akuzat ndaj kolegëve socialist, shkruan A2 CNN.

Në vend të fletëve të votimit, demokratët hodhën në kuti posterat me fotografitë e socialistëve.

Por kundër këtij vendimi doli një demokrat, Tritan Shehu i cili u iu drejtua dhomës së fshehtë të votimit.

Dilema nëse Trian Shehu kishte shfaqur dashamirësi ndaj Niko Peleshit u shua në momentin kur u numëruan votat. 84 ishin pro, ku 83 socialistëve u ishin bashkuar edhe socialdemokrati Tedi Mulaj. ndërsa tre votat kundër ishin Tritan Shehu, Redi Muçi i Lëvizjes Bashkë dhe Ana Dajko i Nismës Shqipëria Bëhet.

Niko Peleshi ishte larguar nga salla pas votimit, ku po i hidhte një sy të fundit fjalimit që kishte përgatitur. Ovacionet ishin aq të mëdha sa përplaseshin me revolen demokrate.

Fjalët e para të tij në krye të Kuvendit, Peleshi i kishte për unitet politik në sallë, por më kot pasi zëri në sallë nuk dëgjohej.

Zhurma hera herës ngrihej aq shumë sa edhe të ftuarit e nderit, trupi diplomatik, filloi të shfaqte shenja bezdisjeje.

E teksa në sallë Peleshi po shpaloste vizionin e tij si kryetar Kuvendit, Sali Berisha tentoi t’i bënte oponencën mediatike duke dalë live për të rrëmbyer vëmendjen e televizioneve.

Në finale, Peleshi u kurorëza si kryetar i Kuvendit në legjislaturën e 11, duke mbyllur seancën menjë ftesë dialog.

Por kjo ftesë ishte një paralajmërim e asaj që do të ndodhë javën tjetër ku diskutimet do të intensifikonte tema më e nxehtë, ndryshimi i komisioneve parlamentare dhe miratimi i kabinetit qeveritar Rama 4, me katër seanca plenare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos