Defekt i kroçierës në pikën e rrezikshme, 1200 persona në mëshirë të dallgëve

Nga A2 CNN
23 Mars 2019, 18:17 | Bota
Defekt i kroçierës në pikën e rrezikshme, 1200 persona

Po shijonin pushimet e ëndrrave, të mrekulluar nga madhështia e fjordeve norvegjeze, por për rreth 1200 pasagjerë dhe personel të një kroçiere, orët e fundit po shndërrohen në një makth të vërtetë.

Sipas Forcave detare të Norvegjisë, pak orë më parë një anije kroçierë me emrin Viking Sky, ka dhënë alarmin e kuq për kapitanerinë e portit më të afërt ku ndodhet, në veri të qytetit Molde.

Anija ndodhet momentalisht rreth 2 kilometra nga toka, dhe ka motorët e fikur, në një vend i njohur si Hustadvika, i njohur për erën e fortë dhe ujërat e cekëta të mbushura me shkëmbinj.

Sipas autoriteteve, mungesa e motorëve dhe era që fryn me 70 kilometra në orë po e çojnë "gjigantin e detit" drejt një rreziku jo të vogël.

Forca të shumta shpëtimi po i drejtohen zonës, dhe të paktën 100 pasagjerë, janë transportuar nga ajri, por shumica ndodhet ende në mëshirën e dallgëve të detit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos