
Prej orës 19:25 të mbrëmjes së sotme zona verilindore e vendit ndodhet në errësirë. Nënstacioni Rexhepaj ka dalë jashtë funksionit për shkak të një defekti të shkaktuar në linjën 110 kv Fierzë-Kukës nga reshjet e dendura të shiut.
Qyteti i Kukësit me të gjitha njësitë administrative ka mbetur pa energji elektrike. Ndërkohë edhe nënstacioni tjetër ai i Kalimashit ka dalë jashtë funksionit, nënstacion i cili furnizon tunelin e Kalimashit.
Pa energji elektrike është edhe bashkia e Hasit. Operatori i Sistemit të Transmetimit ka njoftuar se grupet e punës janë në terren për rikthimin sa më shpejtë të energjisë elektrike.
Por kushtet atmosferike janë përkeqësuar, çfarë e bëjnë të vështirë këtë operacion. (A2 Televizion)