
Pasojat e pandemisë do të ndihen deri në vitin 2025 dhe përveç aspektit shëndetësor, Covid-19 do sjellë efekte negative në ekonominë e vendit. Është ky parashikimi që Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale bën në strategjinë 2021-2030.
Për studiues të ekonomisë, amortizimi i efekteve negative të krizës shëndetësore duhet të bëhet përmes politikave të mirë-orientuara, ashtu siç shtete të tjera kanë nisur tashmë të realizojnë.
Përveç nxitjes së punësimit, përkrahja e shtresave në nevojë vlerësohet si masa e dytë emergjente që qeveria duhet të ndërmarrë.
Nisur edhe nga rrita e vijueshme e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve, studiues të ekonomisë rekomandojnë edhe paketa ndihmëse direkte edhe ndaj shtresës së mesme, përfshirë këtu të punësuarit në administratën shtetërore apo privat. (A2 Televizion)