Kolonja ndez dritat e fundvitit

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2021, 19:38 | Aktualitet

Kolonja është qyteti i parë në juglindje të vendit që ndez dekorin e festave të fundvitit. Me një aktivitet në qendër të sheshit "Rilindja", bashkia e këtij qyteti ka çelur zyrtarisht sezonin festiv dimëror.

Ditët e fundit, juglindja është duke u vizituar nga qindra turistë, ku fshati turistik i Rehovës, Borovës e Sheleguri, e bujtinat karakteristike kolonjare, mbeten në preferencat e vizitorëve.

Ndërkohë, pritet që edhe programi kulturor në javët e fundvitit ta shoqërojë Kolonjën, e cila pak nga pak tashmë po konkurron në zhvillimin e turizmit edhe në këtë zonë, pas Korçës dhe Pogradecit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos