Deklarata e Metës ndaj EURALIUS, Nesho: Dinjitoze për një shtet

Nga A2 CNN
23 Maj 2019, 21:28 | Politikë
Deklarata e Metës ndaj EURALIUS, Nesho: Dinjitoze për një shtet

“Kemi një ndrojtje ndaj ndërkombëtarëve sepse lidhen interesa të tjera personale, të cilat kërkohen të fshihen ndaj një servilizmi ndaj faktorit ndërkombëtar”.

Kështu u shpreh në emisionin “I Ftuari” të Endri Xhafos, diplomati Agim Nesho, teksa komentoi marrëdhëniet e forcave politike në vend dhe ndërkombëtarëve.

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB komentoi edhe deklaratat e një dite më parë të Presidentit të Republikës Ilir Meta. Agim Nesho i vlerësoi ato si dinjitoze.

https://a2news.com/2019/05/22/meta-po-te-kishte-funksionuar-reforma-nuk-do-te-ishim-pa-gjykate-kushtetuese/

“Deklarata e Metës ndaj ndërkombëtarëve ishte shumë dinjitoze për një shtet. Ajo deklaratë vuri re një fakt që kjo reformë e drejtësisë nuk ka ecur ashtu si duhet”, tha Agim Nesho. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos