Deklarata e CDU/CSU, Basha: Mirëpres angazhimin e Gjermanisë për zgjidhjen e krizës

Nga A2 CNN
23 Maj 2019, 20:30 | Politikë
Deklarata e CDU/CSU, Basha: Mirëpres angazhimin e Gjermanisë për

Pas Edi Ramës, ka ardhur edhe reagimi i Lulzim Bashës në lidhje me deklaratën e dy deputetëve gjermanë të CDU/CSU, të cilët shprehën shqetësimin për krizën politike në Shqipëri dhe për zgjedhjet lokale që do të zhvillohen pa opozitën.

https://a2news.com/2019/05/23/cdu-csu-deklarate-per-krizen-politike-ne-shqiperi-sugjeron-shtyrjen-e-zgjedhjeve/#utm_source=a2-related&utm_source=a2pages&utm_campaign=hp-related

Në deklaratë, Basha shprehet se mirëpret angazhimin e Gjermanisë për zgjidhjen e krizës.

https://a2news.com/2019/05/23/rama-reagon-ndaj-cdu-csu-dakord-per-dialog-por-30-qershori-jo-ne-doren-time/

“Mirënjohje Gjermanisë mike dhe mbështetëse të Shqipërisë, për vëmendjen dhe shqetësimin ndaj problemeve që kanë penguar integrimin europian, si mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, lidhjet e politikës me krimin, mungesa e luftës ndaj krimit dhe korrupsionit. Në emër të PD dhe të Opozitës së Bashkuar konfirmoj gatishmërinë tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe mirëpres angazhimin e Gjermanisë mike për zgjidhjen e kësaj krize dhe hapjen e rrugës europiane të Shqipërisë”, mbyllet reagimi i kreut të PD, Lulzim Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos