Tentojnë ta shembin pas dëmtimeve nga tërmeti, minarja e Xhamisë bie mbi një shtëpi 3-katëshe

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2023, 10:20 | Bota

Minarja e Xhamisë “Aksa”, e cila u dëmtua nga tërmeti në lagjen “Yüreğir” të Adanas, ra mbi një shtëpi 3-katëshe, ndërsa pjesa tjetër e godinës u shkatërrua tërësisht, pas përpjekjeve të ekspertëve për ta shembur, duke qenë se kishte pësuar dëmtime të shumta nga lëkundjet e tërmeteve.

Si pasojë e “ngecjes” së minares në shtëpinë përbri, pësoi dëmtime ballkoni i saj, ndërsa qytetarët e kanë filmuar skenën me anë të celularit.

Duke qenë se përbënte një rrezik për sigurinë, ekipet e ekspertëve vendosën prishjen e minares në mënyrë të kontrolluar. Por, minarja e xhamisë ka rënë mbi objektin 3-katësh. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/18/godina-40-vjecare-qe-nuk-ka-as-edhe-nje-carje-nga-termeti-ka-befasuar-ekspertet/
https://a2news.com/2023/02/20/ska-qetesi-ne-turqi-elazigu-tronditet-nga-6-pasgoditje-te-forta-termeti/
https://a2news.com/2023/02/20/termeti-shkaterron-kishen-historike-ortodokse-ne-hatay-mbijeton-vetem-kambana/

A2 CNN Livestream

Latest Videos