Deklaratat e kuqezinjve, Shqipëria kërkon pikët maksimale në dy ndeshje

Nga A2 CNN
10 Qershor 2023, 13:06 | Futboll
Deklaratat e kuqezinjve, Shqipëria kërkon pikët maksimale në

Fitore në ndeshjen e parë në shtëpi, në kualifikueset e Euro 2024. Gjithashtu, pikët e plota në dy ndeshjet me kundërshtarët që në letër janë më të dobëtit e grupit. Objektivat e Kombëtares për sfidat e qershorit janë të qarta. Mesazhin e kanë marrë edhe lojtarët në dispozicion të trajnerit Sylvinho.

“Nuk e kemi mendjen tek pushimet, jemi profesionistë do bëjmë më të mirën për të fituar dy ndeshjet e radhës. Nuk ka Kombëtare të forta dhe të dobëta, jemi të barabartë në fushën e blertë. E kemi detyrim të fitojmë ndeshjen e parë në shtëpinë tonë. Të gjithë kemi dëshirë të ecim sa më shumë përpara, kemi Cikalleshin dhe Sadikun me eksperiencë që na ndihmojnë, atmosfera do të bëjë diferencën me Moldavinë.”

QAZIM LAÇI, FUTBOLLIST I KOMBËTARES

“Ndihem krenar dhe i lumtur që jam pjesë e listës për këto ndeshje, e shoh që Silvinjo pret shumë nga unë. Duhet të fokusohemi tek Moldavia dhe duhet të marrim pikët maksimale pasi të gjithë duam të arrijmë në Europian. Kemi një grup shumë të mirë dhe duhet të besojmë deri në fund për të arritur këtë ëndërr dhe për të qenë edhe njëherë në Evropian. Ja dolëm 1 herë dhe mund t’ja dalim sërish.”

ERNEST MUÇI, FUTBOLLIST I KOMBËTARES

Me grupin që është plotësuar edhe nga mbërritjet e Elseid Hysajt e Taulant Seferit, përgatitjet për sfidën e datës 17 me Moldavinë kanë hyrë në fazën më të rëndësishme. Shqipëria do të kërkojë suksesin përpara tifozëve kuqezi, teksa do të synojë fitoren edhe më 20 qershor në Ishujt Faroe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos