Prag Manchester City – Inter, luhet sot finalja e Champions League, flasin trajnerët

Nga A2 CNN
10 Qershor 2023, 12:49 | Futboll
Prag Manchester City – Inter, luhet sot finalja e Champions League, flasin

Stambolli do të jetë sot skena e spektaklit më të madh të futbollit. Manchester City dhe Inter zbresin në fushë për finale e Champions League, ku do të kurorëzohet mbreti i ri i Evropës.

Anglezët kërkojnë kurorëzimin për herë të parë si më të mirët e kontinentit. Zikaltërit në anën tjetër luajnë për ëndrrën e madhe që të kthehen në fron.

“City është skuadra më e fort në botë. Arritëm në finale me meritë dhe do të provojmë të fitojmë. Në fushë do të jemi 11 kundër 11, do të provojmë shanset tona. Do të luftojmë në çdo centimetër të fushës. Duhet të luajmë me këmbë, me kokë dhe me zemër. Jemi krenarë që ndodhemi në Stamboll dhe do të mundohemi të jemi maksimalisht të përqendruar.”

SIMONE INZAGHI, TRAJNER I INTER

Edhe pse favoritë në letër, te Manchester City e kanë të qartë se përballë Interit nuk do të jetë e lehtë. Pas dy triumfeve me Barcelonën, Pep Guardiola kërkon edhe kupën e tretë me citizens.

“Emocionet janë të mëdha, gjatë ndeshjes do të kemi edhe më tepër. Nëse fitojmë do të jemi skuadra më e fort në Evropë. Duhet të kemi ekuilibër, sepse Interi është specialist në mbrojtje dhe kanë një portier fenomenal. Është ëndërr të jesh në finale, por për ta fituar trofeun nevojitet edhe doza e duhur e fiksimit. Duhet ta dëshirosh. Çelësi i suksesit tim është se në të kaluarën kam patur Messin në ekip, ndërsa tani kam Haaland.”

PEP GUARDIOLA, TRAJNER I MANCHESTER CITY

Interi do të luajë në finalen e Champions për herë të parë prej vitit 2010 kur fitoi tre trofetë madhorë. Në anën tjetër, pasi ka fituar kampionatin dhe Kupën, Manchester City do të synojë të realizojë “Tripletën”, diçka që në Angli e ka realizuar vetëm Manchester United në vitin 1999. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/10/dita-e-se-vertetes-city-dhe-inter-ne-betejen-e-stambollit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos