Champions League, Kristjan Asllani, kuqeziu i parë që mund të ngrejë trofeun

Nga A2 CNN
10 Qershor 2023, 13:00 | Futboll
Champions League, Kristjan Asllani, kuqeziu i parë që mund të

Pas Xherdan Shaqirit, që është lojtari i vetëm me origjinë shqiptare, i cili e ka fituar Champions-in, me Bajernin dhe Liverpulin, tashmë është radha e Kristjan Asllanit.

Mesfushori i Interit, mund të bëhet futbollisti i parë i Kombëtares që triumfon në turneun më të rëndësishëm për klube.

Edhe pse ka pak gjasa të luajë në finalen e Stambollit kundër Mançester Sitit, kuqeziu ëndërron të fitojë medaljen e artë në Champions.

Ky trofe do të ishte një arritje e jashtëzakonshme në karrierën e 21-vjeçarit, që deri më tani me Interin ka fituar Kupën dhe Superkupën e Italisë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/10/prag-manchester-city-inter-luhet-sot-finalja-e-champions-league-flasin-trajneret/

A2 CNN Livestream

Latest Videos