
Edhe ish-kandidatja presidenciale, Hillary Clinton komentoi deklaratat e Prokurorit Special, Robert Mueller.
Ajo sulmoi qeverinë Trump duke nënvizuar se nuk ka bërë asgjë për të mbrojtur zgjedhjet nga ndikimi i huaj.
“Ne dëgjuam nga prokurori special Robert Mueller se ka pasur tentativa të shumta dhe sistematike për të ndërhyrë në zgjedhjet tona. Këto akuza meritojnë vëmendjen e çdo amerikani. Por, ajo që kemi parë nga administrata është refuzim i plotë për të dënuar fuqitë e huaja, të cilat kanë sulmuar demokracinë tonë. Ata nuk kanë ndërmarrë qoftë dhe një hap bazik për të mbrojtur sistemin tonë të votimit për të ardhmen. Kjo sjellje vjen pavarësisht faktit se të gjithë ekspertët paralajmërojnë se sulme të tjera po vijnë”, u shpreh Clinton. (A2 Televizion)