Deklaratat e Vuçiç, Kurti për A2 CNN: Ne duam të ecim përpara, Beogradi kërkon të kthehet në të kaluarën

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2022, 14:46 | Kosova
Deklaratat e Vuçiç, Kurti për A2 CNN: Ne duam të ecim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një deklaratë me gazetarët nga Praga, ku dorëzoi zyrtarisht dokumentin e aplikimit të anëtarësimit në BE të Kosovës, u pyet nga gazetari i A2 CNN, Xhevahir Qardaku se, cili është mendimi i tij pas deklaratave të Aleksandër Vuçiç në lidhje me këtë aplikim.

Presidenti serb ka paralajmëruar që nëse Kosova aplikon do të ndërmerrte disa masa, përfshi dërgimin e kërkesave te disa vende për të tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Sot, ata shkelën zyrtarisht marrëveshjen e Uashingtonit dhe përgjigja jonë do të vijë mbrëmjen e sotme, pas mbledhjes së qeverisë. Ne po ashtu do të marrim përgjigje sa i përket kërkesës sonë lidhur me Rezolutën 1244, por edhe për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga shumë shtete. Kushti për të qenë në gjendje për të aplikuar për anëtarësim në BE është që të jesh shtet evropian. Nuk e di se çfarë kriteri përdoret për të përcaktuar se çfarë nënkuptojmë me të qenit shtet, a i referohet një shteti të BE-së apo të gjitha shteteve të BE-së, apo anëtarësimit në Kombet e Bashkuara

Aleksandar Vuçiç, president i Serbisë

Kurti u shpreh se Kosova dhe Serbia janë dy shtete të ndryshme, të cilat duhet vetëm të normalizojnë raportet mes tyre dhe kjo duhet të bëhet nëpërmjet njohjes së ndërsjellë, si e vetmja rrugë për të ecur përpara.

“Ne jemi dy shtete fqinje që kanë nevojë t’i normalizojnë raportet mes tyre dhe kjo duhet të shkojë nëpërmjet njohjes së ndërsjellë. Ne duam të ecim përpara, ndërsa Beogradi fatkeqësisht kërkon të kthehet në të kaluarën.”

Albin Kurti

Sipas Kurtit, kthimi në të kaluarën nuk është i mundshëm as fizikisht dhe as politikisht, ndërsa shtoi se, duke u përpjekur që të kthejë Kosovën në të kaluarën, Serbia nuk po bën gjë tjetër veçse po ngelet vetë në vendnumëro.

“Kthimi në të kaluarën nuk është i mundshëm, as fizikisht dhe as politikisht. Duke u përpjekur ta kthejë Kosovën në të kaluarën, ajo që po bën Beogradi është që po ngelet vetë në të kaluarën.” (A2 Televizion)

Albin Kurti
https://a2news.com/2022/12/15/kurti-nuk-kerkojme-privilegje-nga-be-i-pari-me-uroi-ambasadori-shqiptar/
https://a2news.com/2022/12/14/kosova-aplikon-per-ne-be-vucic-thirrje-perendimit-a-do-ti-respektojme-marreveshjet/

A2 CNN Livestream

Latest Videos