
Artan Shkëmbi, ish-zv.drejtori i Operacionit Forca e Ligjit, është vënë zyrtarisht nën akuzë nga Prokuroria e Tiranës. Zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit akuzohet për “zbulim të akteve ose të dhënave sekrete”. Dosja në ngarkim të tij është përcjellë në Gjykatën e Tiranës, ku do t’i nënshtrohet seancës paraprake. Të enjten e njëjta gjykatë pranoi kërkesën e Prokurorisë për vazhdimin e masës së “pezullimit nga detyra” për Shkëmbin, masë që ka filluar për të prej shtatorit të vitit të kaluar.
Hetimi ndaj Shkëmbit nisi nga SPAK, pas dyshimeve të përfshirjes së tij në “korrupsion” dhe “nxjerrje të sekretit”, por akuza e parë nuk u provua dhe dosja i kaloi për kompetencë Prokurorisë së Tiranës.
Hetimi ndaj zyrtarit të lartë nisi pas dyshimeve të përcjella nga autoritetet gjermane të drejtësisë. Sipas tyre, një zyrtar i policisë shqiptare kishte dekonspiruar hetimin që po bënte prokuroria e Hamburgut, lidhur me dy shqiptarë të përfshirë në trafikun e kokainës.
Kjo për faktin se, një kërkesë për informacion drejt autoriteteve policore shqiptarë, i ishte dërguar në telefon njërit prej dy shqiptarëve, si edhe të dhënat e tyre në sistemin Deep See, që përdoret nga policia. Hetimi i mëvonshëm provoi se i vetmi person i loguar në këtë sistem. (A2 Televizion)