Dyshohet si autor i dy plagosjeve, arrestohet 21-vjeçari te “Shkëmbi i Kavajës”

Nga A2 CNN
16 Korrik 2021, 09:41 | Kronikë
Dyshohet si autor i dy plagosjeve, arrestohet 21-vjeçari te

Policia ka bërë të mundur finalizimin e operacionit të koduar "Shkëmbi i Kavajës", duke vënë në pranga një 21-vjeçar, i cili dyshohet se është autor i dy plagosjeve.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe Forcat “Shqiponja”, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, rreth orës 01:30 të ditës së sotme, në lagjen nr. 13, te "Shkëmbi Kavajës", arrestuan në flagrancë shtetasi A. M., 21 vjeç, banues në Durrës. 

Aktualisht, ndaj shtetasit A. M. janë caktuar 2 urdhërarreste për 2 ngjarje të ndodhura më parë, konkretisht:

• Për veprat penale "Vrasja me dashje e mbetur në tentativë" dhe "Armëmbajtja pa leje", pasi më datë 02.07.2018, në Durrës, ka plagosur me armë zjarri shtetasin B. G;

• Për veprat penale "Vrasja me paramendim" e mbetur në tentativë dhe "Armëmbajtja pa leje", pasi  më datë 20.09.2020, në Tiranë, ka plagosur me armë zjarri shtetasin S. B.;

•Gjithashtu, për këtë shtetas ishte caktuar dhe urdhër-ndalimi, pasi ishte në kërkim për veprat penale "Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt" dhe "Mosbindja nga urdhrit të punonjësit të Policisë". 

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri, 5 fishekë dhe 4 aparate celulare.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos