Dekretimi i Xhaferllarit, Balla: Të bëhet pjesë e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2019, 13:45 | Politikë
Dekretimi i Xhaferllarit, Balla: Të bëhet pjesë e Komisionit

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla doli në një konferencë për shtyp ku kërkoi që vendimet e fundit të ndërmarra nga Presidenti Ilir Meta të përfshihen në objektin e punës së komisionit hetimor të ngritur nga Parlamenti për shkarkimin e kreut të shtetit.

Nga veprimet hetimore, presidenti në kushtet e një përplasje të fortë me Kuvendin, ka vijuar me shkeljen e Kushtetutës.  Rrjedhimisht, këto veprime, kërkojmë që të bëhen pjesë e procedurës tashmë të nisur nga Kuvend për shkarkimin e presidentit të Republikës. Pasi Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit nuk e ndalojnë shtimin e objektit të një komisioni hetimor”, tha Balla.

Numri dy i Partisë Socialiste shtoi se Ilir Meta e ka bërë kronike shkeljen e Kushtetutës duke sjell si shembull dhe dekretin e fundit nga ana e tij për emërimin e Marsida Xhaferllarit, si anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Sipas Ballës, me këto veprime, Meta ka tejkaluar kompetencat e tij ligjore dhe për këtë arsye këto shkelje duhet të bëhen pjesë e komisionit hetimor.

“Vërejmë se shkelja e Kushtetutës nga ana e presidentit është bërë kronike. Përmes kësaj kërkese vlerësojmë se me veprimet dhe mosveprimet e tij duhet të bëhen pjesë e vlerësimit të komisionit hetimor që vendimmarrja të jetë serioze dhe më e bazuar. Presidenti ka nxjerrë një dekret më 13 nëntor 2019 për emërimin e Marsida Xhaferllarit si anëtare e Kushtetueses. Dekreti është në kundërshtim me nenin 125 të Kushtetutës për organizimin e Gjykatës Kushtetuese me ndryshimet që ka pësuar në vitet pasardhëse. Me emërimin e Xhaferllarit, presidenti ka vepruar përtej kompetencave të tij duke treguar papërgjegjshmëri institucionale. Ky veprim i presidentit ka sjellë pasoja për legjitimitetin dhe funksionimin e kësaj gjykate”, shtoi Balla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos