Nga Berisha te "Soros", Meta vazhdon takimet për Gjykatën Kushtetuese

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2019, 12:06 | Politikë

Presidenti Ilir Meta do të zhvillojë disa takime këtë të mërkurë pas shqetësimeve të ngritura prej tij në lidhje me procesin e bërjes funksionale të Gjykatës Kushtetuese.

https://a2news.com/2019/11/20/berisha-pas-takimit-me-meten-dvorani-mafioz-ked-i-i-shnderruar-ne-shpelle-te-mafies/

Gjatë paradites është programuar një takim me Sali Berishën, ish-President dhe ish-Kryeministër. Ndërsa burime pranë Presidencës bëjnë me dije se pasdite Presidenti do të takohet me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile të angazhuara në monitorimin e zbatimit të Reformës në Drejtësi.

Mes tyre do të ketë edhe përfaqësues të Fondacionit Shoqëria e Hapur Soros. Më herët Meta e ka kritikuar përfshirjen e këtij fondacioni në procesin e Reformës në Drejtësi, madje në një dalje për mediat më 2 korrik paralajmëroi George Soros: “Ai të vazhdojë të investojë në tregjet e mëdha, sepse Ilir Meta nuk është i racës së Gruevskit, por i Avni Rustemit, Mic Sokolit dhe shqiptarëve të tjerë”.

https://www.instagram.com/p/BzagkYjAB-Z/

Një ditë më parë, Meta u takua edhe me kreun e PD, Basha dhe kryetarët e partive të tjera opozitare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos