Delegacioni rus mbërrin në kufirin Bjellorusi-Poloni për bisedime me Ukrainën

Nga A2 CNN
3 Mars 2022, 07:56 | Bota
Delegacioni rus mbërrin në kufirin Bjellorusi-Poloni për bisedime

Delegacioni rus ka mbërritur për raundin e dytë të bisedimeve midis Rusisë dhe Ukrainës, tha të mërkurën ndihmësi i presidentit rus, Vladimir Medinsky, i cili kryeson delegacionin rus.

Delegacioni rus mbërriti në Belovezhskaya Pushcha në kufirin Bjellorusi-Poloni, njoftoi agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti, duke cituar zyrtarin.

Pala ukrainase është në rrugën e saj dhe pritet të arrijë të enjten, tha Medinsky.

Të dyja palët pritet të bien dakord për një vendtakimi për bisedimet.

Ato pritet të diskutojnë për mundësinë e armëpushimit dhe krijimin e një korridori humanitar.

Rusia dhe Ukraina përfunduan raundin e tyre të parë të negociatave në Bjellorusi të hënën, pa ndonjë përparim të qartë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos