OKB: 1 milion njerëz janë larguar nga Ukraina brenda një jave

Nga A2 CNN
3 Mars 2022, 07:43 | Bota
OKB: 1 milion njerëz janë larguar nga Ukraina brenda një jave

Një milion refugjatë janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus, njoftoi Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi, në një postim në Twitter, të mërkurën në mbrëmje.

“Në vetëm shtatë ditë, ne kemi qenë dëshmitarë të eksodit të një milion refugjatëve nga Ukraina në vendet fqinje”, tha Grandi.

“Për shumë miliona të tjerë, brenda Ukrainës, është koha që të lihen armët, në mënyrë që të sigurohet ndihma humanitare shpëtimtare”, shtoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos