“Delta” shton rastet e reja, vaksinimi i detyruar, një trend në rritje në SHBA

Nga A2 CNN
3 Gusht 2021, 16:46 | Bota
“Delta” shton rastet e reja, vaksinimi i detyruar, një trend

“Çdo dozë ka rëndësi”, është shprehur Jeff Zients, koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për luftimin e Covid-19.

Lajmi i mirë? Më shumë njerëz po zgjedhin ta marrin atë dozë. Rreth 58 përqind e personave 12 vjeç e sipër janë vaksinuar plotësisht ndaj Covid-19. Lajmi i keq? Vaksinimi i të gjithë popullatës është poshtë 50 përqind dhe rastet e reja janë në rritje. Javën e kaluar, gjysma e tyre ishin në vetëm 5 shtete: Florida, Teksas, Kaliforni, Luiziana dhe Xhorxha. Në Luiziana, më shumë se 40 spitale kërkuan staf shtesë për të përballuar fluksin e ri.

“Kur rastet e reja shtohen njëherazi në të gjithë vendin, është e vështirë të bëjmë që stafi i ri të vijë tek ne. Duhet të vaksinojmë më shumë njerëz”, tha John Bel Edwards, guvernator Luiziana.

Progres ka pasur. Luiziana është një nga tetë shtetet me më shumë raste, ndërsa niveli I vaksinimeve ditore është dyfishuar. Por Shtëpia e Bardhë thotë se për dhënien e dozave duhet një përpjekje më shumë se rajonale.

“Është koha për të vendosur disa rregulla të bazuar në realitetet e rreziqeve të ndryshme që paraqesin individë të pavaksinuar”, tha Jeff Zients

Punonjësit federale janë të detyruar të vaksinohen ndaj Covid-19 dhe të njëjtin urdhër po e shqyrton për aplikim edhe Departamenti i Mbrojtjes për ushtarët në detyrë. Në këtë drejtim edhe një numër në rritje i qendrave të përkujdesjes shëndetësore që po e bëjnë me detyrim vaksinimin për punonjësit. Gjithashtu edhe më shumë kompani po u kërkojnë punonjësve që të vaksinohen, bashkë me qindra universitete. “Ky është një trend në rritje dhe ka shumë kuptim”, tha Zients. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos