
Barcelona shmangu turpërimin në Kupën e Mbretit. Katalanasit u kualifikuan për në 1/8 pasi përmbysën modestët e Linares, që luajnë në kategorinë e tretë spanjolle.
Ekipi i drejtuar nga Xavi Hernandez e pa veten në disavantazh që në minutën e 19, pasi Hugo Diaz shënoi me kokë duke befasuar mbrojtjen dhe portierin e Barcelonës.
Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërkohë që në pjesën e dytë, me aktivizimin e Dembele, loja e katalanasve ndryshoi krejtësisht. Francezi barazoi në minutën e 63-të, me një goditje nga jashtë zone që e gjeti të papërgatitur portierin vendas.
6 minuta më vonë, i riu Juntgla shënoi edhe golin e dytë për Barçën, disa minuta pasi vendasve iu anulua për pozicion jashtë loje një gol shumë i dyshimtë.
Ndërkohë, në fundin e ndeshjes, Barcelona u shpëtua edhe nga shtylla. (A2 Televizion)