Dëmet nga tërmeti, inxhinieri: Procesi i vlerësimit po has abuzime

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2019, 16:20 | Aktualitet
Dëmet nga tërmeti, inxhinieri: Procesi i vlerësimit po has

Në një komunikim për A2, Edgar Frashëri, inxhinier, njëkohësisht ish-anëtar i Këshilli të Rregullimit të Territorit, tha se procesi i vlerësimit nuk po kryhet si duhet dhe e gjeti shtetin të papërgatitur.

Sipas tij, ky është një proces afatgjatë dhe duhen shmangur abuzimet. “Është një fazë shumë e hershme dhe shteti është kapur befas dhe nuk është në gjendje për të bërë vlerësimin e kualifikuar të gjendjes pas tërmetit. Shoh shifra marramendëse që nuk rakordojnë me njëra-tjetrën. Duhet të kemi parasysh që ekspertët e ardhur nga jashtë janë vullnetarë. Ne jemi të zotët e shtëpisë dhe ne duhet t’u vëmë vulën këtyre gjërave.

https://a2news.com/2019/12/08/pallati-u-klasifikua-me-deme-te-lehta-banoret-eshte-rrenuar-i-pasigurt/

Shteti duhet të përgatitet për të sistemuar për periudha ta gjata qytetarët. Organizmat që duhet të merren me këtë punë janë fare të papërgatitura”, u shpreh inxhinieri Edgar Frashëri. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/12/08/e-pabanueshme-ikmt-shemb-godinen-15-ne-qytetin-studenti/?utm_source=a2-related&utm_source=a2pages&utm_campaign=hp-related

A2 CNN Livestream

Latest Videos