Osmani fton qytetarët: Votoni për cilësinë e jetës në komunat ku banoni

Nga A2 CNN
17 Tetor 2021, 10:02 | Kosova
Osmani fton qytetarët: Votoni për cilësinë e jetës

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka ftuar qytetarët të votojnë në zgjedhjet lokale, për cilësinë e jetës në komunat ku banojnë.

Ajo ka uruar që procesi të jetë demokratik nëpërmjet pjesëmarrjes sa më të lartë në një proces të drejtë dhe të lirë, e duke i respektuar masat kundër Covid-19.

Statusi i Vjosa Osmanit:

Mirëmëngjesi Kosovë!

Sot të gjithë votojmë për kualitetin e jetës sonë në komunat ku banojmë. Pavarësisht se në cilën komunë votoni, shpresoj që sërish ta dëshmojmë shpirtin tonë demokratik nëpërmjet pjesëmarrjes sa më të lartë në një proces të drejtë dhe të lirë, e duke i respektuar masat kundër Covid-19.

I priftë e mbara Republikës sonë! (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos