“Demokratët do të votojnë për PS-në”, Veliaj te Njësia 4: Duhet të punojmë për gjeneratën e ardhshme

Nga A2 CNN
25 Prill 2023, 19:51 | Aktualitet
“Demokratët do të votojnë për PS-në”,

Erion Veliaj zhvilloi një takim me banorët e Njësisë 4 në Tiranë dhe u kërkoi votën qytetarëve që të vijojë të përfundojë punët e nisura dhe tha se nëse votohet kundër tyre do këtë kthim të qytetit pas.

Kandidati i PS premtoi se puna do të fokusohet te përmirësimi i kushteve për fëmijët që janë gjenerata e ardhshme.

“Politika është për çunat dhe gocat e vegjël. Nëse punojmë për gjeneratën e ardhshëm, do t’i fitojmë bindshëm edhe zgjedhjet e ardhshme. Nëse nuk punojmë për fëmijët për kë do të punojmë?

Nëse ka një gjë që kundërshtarët tanë e pranojnë janë kopshtet, çerdhet, shkollat, hapësirat për fëmijët. Është gjëja më e mirë që kemi bërë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë. Familja është gjëja më e rëndësishme. Demokratët do të votojnë Partinë Socialiste për këtë”, tha Veliaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos