Ndjekje në mes të detit, trafikantët fshihen mes pushuesve në Mallorca

Nga A2 CNN
24 Prill 2023, 16:57 | Aktualitet
Ndjekje në mes të detit, trafikantët fshihen mes pushuesve

Policia spanjolle ka publikuar në rrjetet sociale pamjet e një ndjekje në mes të detit të disa narkotrafikantëve që udhëtonin me gjithë shpejtësinë me gomone për t’i shpëtuar arrestimit.

Në video shihen narkotrafikantët me gomonen e fuqishme që iu drejtohen brigjeve të Mallorcas teksa ndiqen nga motovedetat e policisë dhe një helikopter.

Ata zbresin me shpejtësi dhe braktisin mjetin lundrues shumë pranë çadrave të pushuesve për të humbur më pas gjurmët në rrugët e qytetit bregdetar.

Ende nuk ka të dhëna se sa drogë kishte në varkë dhe kush ishin personat që iu shmangën arrestimit.

(A2 Televizion)

https://youtu.be/abovAo3875c

A2 CNN Livestream

Latest Videos