
Ish kandidati për deputet i PD, Agim Baçi u shpreh se demokratët kanë mbetur të hutuar nga situata e krijuar në Partinë Demokratike dhe kanë kuptuar që brenda saj ka pasur shumë hipokrizi.
Baçi shtoi se ajo që e trishton më shumë nga zhvillimet e fundit është që Berisha ka kthyer ndaj Bashës akuzat e bëra më herët nga kryeministri Rama, duke përmendur këtu dhe çështjen e “Toyota Yaris”.
“Për këdo që ka shpresuar nga PD të vijë në pushtet është shokuar gjatë kësaj kohe sidomos nga zoti Berisha që ka marrë të gjithë akuzat e përdorura nga Edi Rama dhe Erjon Velia. E pashë dje që solli dhe akuzat e Toyota Yaris. E kalojnë ekstremin e imagjinatës. Ajo që më trishton është pse ka heshtur kjo parti deri tani. Këto persona që akuzojnë Bashën, disa muaj më parë akuzonin kundërshtarët e Bashës. Zoti Basha nuk lëvizi, u duk sikur priste Berishën të gabonte. Berisha ka treguar që turmat e entuziazmojnë. PD nuk do jetë e njëjtë. Do t’i duhet kohë të farkëtohet. Demokratët do ta kenë të vështirë dhe fushatën e ardhshme. Demokratët e thjeshtë janë më të hutuarit, shohin një parti që ka pasur raporte më të rënda dhe hipokrizi”, tha Agim Baçi. (A2 Televizion)