
“Mua më vjen shumë keq për gjuhën e zonjave në parlament. Kur shikoj zotërinjtë që përmendin fjalë që nuk duhen përmendur dhe zonjat qeshin ose nënqeshin. Kjo është që t’i të biesh dakord me atë që është duke ndodhur aty”.
Kështu u shpreh në Debat me Alba Alishanin ekspertja e komunikimit, ndërsa u diskutua në lidhje me gjuhën e politikanëve shqiptarë.
Gjoni theksoi se parlamenti shqiptar është kthyer në arenën më të shëmtuar të komunikimit publik.
“Edhe nëse nuk është kjo lloj nënqeshje, disa prej zonjave shtiren sikur janë shumë të qeta. Nëse edhe ti je duke gënjyer, qytetari do të thotë ky nuk është vendi ynë. Përfundimisht, nga ana e komunikimit, unë mendoj se parlamenti shqiptar është kthyer në arenën më të shëmtuar të komunikimit publik dhe është ndikuesi më i madh në të gjithë publikun, më shumë se media, më shumë se shkolla”, tha Gjoni. (A2 Televizion)