Gjuha e politikës, Erion Kristo: Janë një palë politikanësh me dy lloj rrobash

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2021, 20:37 | Politikë
Gjuha e politikës, Erion Kristo: Janë një palë

Pedagogu i komunikimit, Erion Kristo ishte i ftuar në emisionin “Debat” në A2 CNN ku foli rreth gjuhës së ashpër të përdorur nga politikanët sidomos në seancat e Kuvendit.

Sipas Kristos, po të shikosh me kujdes do të vihet re se palët politike duket sikur kanë një dakordësi mes tyre për gjuhën që përdorin dhe shtoi se ky lloj leksiku i ka ndarë shqiptarët në dy grupe.

“Kemi dy grupe popullsie. Një grup nuk do t’ia dije se çfarë bëhet. Janë dhe kokënxehtët, apo militantët e partive të cilët kënaqen, mbushen. Dhe po t’i shohësh në rrjetet sociale, shumica e qytetarëve ngjasojnë me liderët. Po të qe një konkurs batutash, shqiptarët do të dilnin në vend të parë. Nëse qytetarët nuk do ta donin do ta refuzonin, derisa nuk e refuzojnë e duan. Hapja e fushatës ishte një sulm makabër, i llogaritur me peshore. Dua të besoj se ka një dakordësi mes dy palëve. Është një palë me dy lloj rrobash. Njerëzit nuk mund të nxehen pa arsye. Ka edhe profesorë. Them që ka një piano të bukur strategjike”, tha Kristo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos