Momente ankthi për ish-kapitenin e Shqipërisë, Mërgim Mavraj. Mbrojtësi i cili luan me Greuther Furth në ligën e dytë gjermane, pësoi një dëmtim horror në ndeshjen me Aue. Portieri i tij e goditi në kokë gjatë një dalje në zonë, me Mavrajn që humbi ndjenjat në fushë.
Edhe më e frikshme ishte përplasja në tokë, ndërsa mjekët që e transportuan me urgjencë në spital. Pas ekzaminimeve, diagnoza ishte se 34-vjeçari pësoi një “traumë të rëndë” në kokë, por të paktën për momentin mund të përjashtohen lëndime të mëtejshme. Mërgim Mavraj e kaloi natën në spital nën vëzhgimin e mjekëve, ndërsa është ende e paqartë periudha e rehabilitimit. (A2 Televizion)