
Një lëvizje e papritur aq sa e bujshme vjen nga klubi i Kukësit. Mesfushori Bruno Telushi, që pikërisht në këtë sezon sapo kishte filluar aventurën e tij të re me ekipin verilindor pas viteve me Partizanin, do të transferohet jashtë shtetit.
Lajmi vjen nga vetë drejtuesit e Kukësit, që kanë zyrtarizuar transferimin e futbollistit në kampionatin azer, pikërisht me ekipin e Neftchi Baku, 8 herë kampione e Azerbajxhanit dhe ekipi i parë nga ai vend që kaloi në grupet e Europa League.
I afruar këtë merkato vere, Telushi kishte të drejtën të largohej nga skuadra në rast të një oferte nga një ekip ndërkombëtar. (A2 Televizion)