
Reshjet e borës në veri të vendit, të cilat kanë pasuar njëra-tjetrën kanë krijuar një situatë të vështirë në fshatrat e Pukës. Në mënyrë të veçantë fshatrat e njësisë administrative të Iballës prej ditësh po vuajnë mungesën e energjisë elektrike, si pasojë e dëmtimit të disa shtyllave të transmetimit të energjisë elektrike
Sipas informacioneve të marra zona ka vetëm dy elektricistë, por megjithë ndihmën e njësisë administrative dhe komunitetit të zonës, ka qenë e pamundur të riparohet rrjeti i energjisë elektrike.
Shtyllat e dëmtuara janë vendosur ditën e djeshme dhe tani pritet ardhja e bazës materiale nga Kukësi dhe brenda 2-3 ditësh specialistët premtojnë rikthimin e energjisë, nëse kushte atmosferike do të lejojnë punonjësit të punojnë në terren.
Ndërkohë 3 shtyllat e përcjelljes së tensionit të lartë, të dëmtuara disa ditë më parë, ende nuk janë riparuar. (A2 Televizion)