Kaliforni, sërfi “transferohet” nga deti në borë

Nga A2 CNN
25 Janar 2021, 11:01 | Aktualitet

Si rrallëherë, plazhi i Malibusë, pranë Los Anxhelosit, në Kaliforni u mbulua nga bora, vetëm një javë pasi temperaturat ishin rritur deri në 26 gradë celsius. Ndryshimi i papritur rriti numrin e aksidenteve rrugore, por edhe bëri që vendasit të lënë tavolinat e sërfit e të nxjerrin slitat për të shijuar borën.

Pak ditë më parë, autoritetet po i frikësoheshin një vale të re të zjarreve për shkak të erës dhe temperaturave të larta, por ndryshimi drastik qetësoi disi situatën. Megjithatë, në disa rrugë të zonës u desh ndërhyrje e policisë për të zhbllokuar trafikun e rënduar, nëse pati edhe të transportuar në spital për shkak të aksidenteve.

Për herë të fundit, në Los Anxhelos kishte rënë borë në vitin 1949, sipas Shërbimit Amerikan të Meteorologjisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos