
Tifozët e Juventusit janë në ankth për Pol Pogban. Bardhezinjtë kanë marrë lajmin më të keq të mundshëm përpara fillimit të sezonit të ri. Një nga goditjet e merkatos së verës, si Paul Pogba, është dëmtuar dhe ka lënë përgjysmë stërvitjen me ekipin. Lajmin e ka konfirmuar dhe vetë faqja zyrtare e klubit e cila me anë të një postimi shpjegoi gjendjen e lojtarit.
“Si pasojë e dhimbjeve në gjurin e djathtë, Paul Pogba, i është nënshtruar kontrolleve më të hollësishme radiologjike. Në orët në vijim ai do t’i nënshtrohet një konsulence ortopedike të specializuar”, shkruhej mes te tjerash ne njoftim.
Për këtë arsye Pogba është larguar nga skuadra dhe është rikthyer në Torino për të bërë aty kontrollet e nevojshme. Ky dëmtim pritet të lërë futbollistin francez për disa javë larg fushës së blertë dhe me shume gjasa ai rrezikon të humbasë startin e kampionatit, nga ndeshja e parë kundër Sasuolos më 15 gusht. (A2 Televizion)