Fiorentina ofron 10 milionë euro për Nedim Bajramin

Nga A2 CNN
25 Korrik 2022, 09:10 | Futboll
Fiorentina ofron 10 milionë euro për Nedim Bajramin

Fiorentina po bën çmos për të siguruar shërbimet e Ndeim Bajramit. Mediat italiane bëjnë të ditur se kjo javë do të jetë vendimtare për të ardhmen e fantazistit. Drejtuesit e Fiorentinës do të takojnë menaxherin e njohur të lojtarit, Fali Ramadani dhe pritet që dy palët të arrijnë në një akord paraprak.

Oferta që klubi “vjollcë” ka bërë për talentin kuqezi është 10 milionë euro, ndërsa vetë Empoli nuk ka dhënë ende një përgjigje.

Ndërkohë, Nedim Bajrami nuk është i vetmi shqiptar që interesohet Fiorentina, pasi kohët e fundit skuadra nga Firence ka shfaqur interes dhe për Marash Kumbulla, por ende nuk ka diçka zyrtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos