Real Madrid blindon tre futbollistë

Nga A2 CNN
25 Korrik 2022, 13:53 | Futboll
Real Madrid blindon tre futbollistë

Real Madrid ka “blinduar” tre futbollistë të rëndësishëm në prag të sezonit të ri. Bëhet fjalë për 3 lojtarë brazilianë si Militao, Vinicius Junior dhe Rodrygo. Qendërmbrojtësi ka firmosur deri në vitin 2028 me rritje page.

Militao do të përfitojë 7 milionë euro në sezon, plus bonuset e përfshira, në rast se arrihen objektivat e klubit  ndërkohë që është rënë dakord që klauzola eshitjes së tij të jetë 500 milionë euro. Edhe Vinicius Junior, një ndër lojtarët më të dalluar të sezonit të fundit, do të jetë pjesë e “Los Blancos” deri në vitin 2027.

Klauzola e shitjes së 22-vjeçarit brazilian do të jetë 1 miliard euro, njësoj si për Rodrygon, i cili ka pranuar të rinovojë kontratën me klubin kryeqytetas deri në vitin 2028 ndërsa nuk mungon dhe rritja e pagës sezonale për të dy sulmuesit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos