Dënimi i Bojken Lakos, Berisha: Akt i pashembullt, nuk pranoi t’i thurë këngë “Skënderbeut” të Spiropalit

Nga A2 CNN
8 Prill 2022, 13:41 | Politikë
Dënimi i Bojken Lakos, Berisha: Akt i pashembullt, nuk pranoi t’i

Sali Berisha reagoi pas publikimit të lajmit të dënimit të Bojken Lakos me 3 vite burg për ndërtim pa leje.

“Një akt i pashembullt i paprecedentë, një urrejtje e neveritshme e Edi Ramës ndaj një njeriu, një këngëtari të mirënjohur, i cili për fajin e vetëm se nuk pranoi t’i thurë këngë “mbretit” të Milva Konomit, “Skënderbeut” të Spiropalit, “Zeusit” të Bilalit...”, tha Berisha në një konferencë për mediat.

“Gjetën ta dënojnë me 3 vite burg sepse paska hapur një dritare pa leje, ndërkohë që bëhen pallate shumëkatëshe pa leje. Kjo është dëshmi e shndërrimit të sistemit të drejtësisë në degë të ekzekutivit dhe hakmarrjes primitive ndaj një këngëtari kaq të dashur për shqiptarët”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/04/07/bojken-lako-denohet-me-tre-vite-burg-per-ndertim-pa-leje/

A2 CNN Livestream

Latest Videos