
Gjergji Vurmo nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim ishte i ftuar në Ditarin e mesditës për të folur rreth draftit të Ministrisë së Drejtësisë për Kodin e Ri penal, brenda të cilit parashikohet dënim me burg dhe për personat që modifikojnë fotot dhe që nuk shkruajnë në krye të saj që është montazh.
Sipas Vurmos, ky draft është shqetësues pasi kërkon të mbjellë frikë tek audiencat që ndajnë një mendim ndryshe nga qeveria.
“Ka shumë shqetësim jo vetëm për kohën që është sjellë ky propozim, por për frymën që synon të përcjellë. Jam i bindur se këto ndryshime nuk do të miratohen në Kuvend. Them se efekti kryesor i ndryshimeve janë jo domosdoshmërisht gjoba dhe burgu, por frika që synon të shkaktojë tek audiencat që ndajnë një mendim ndryshe nga aktorët qeveritarë për zhvillimet nga më të ndryshmet në vend”, u shpreh Vurmo. (A2 Televizion)