Vaksina anti-Covid, Manastarliu: Kemi bërë një parapagim 3.9 milionë dollarë te Covax

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2020, 12:42 | Aktualitet
Vaksina anti-Covid, Manastarliu: Kemi bërë një parapagim 3.9

Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu bëri me dije se Shqipëria ka bërë tashmë një parapagim në kuadër të Covax për të siguruar vaksinën kundër koronavirusit sapo ajo të jetë e gatshme.

Manastirliu gjithashtu sqaroi se janë duke u zhvilluar negociata dhe me kompani të tjera që po përgatisin vaksinën apo me vendet e BE që mund ta sigurojnë atë pak më herët.

“Covax garanton akses dhe siguri në vaksinë dhe aktualisht kemi bërë një parapagim 3.9 milionë dollarë për ta mundësuar atë në momentin më të parë. Shqipëria është përfshirë në dritaren e negociatave për të aksesuar vaksinën. Aktualisht, jemi në një proces me shumë kompani duke bërë oferta dhe sigurisht në një kohë të shpejtë.

Por, paralelisht jemi duke vlerësuar në disa drejtime, qoftë me vendet e BE, mundësinë për të aksesuar vaksinën e disponueshme edhe me strukturat e BE dhe vendet e saj. Kemi siguruar 100 mijë teste të shpejta të antigenit dhe po vijojmë procedurat për 300 mijë të tjera”, tha mes të tjerash Manastirliu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos