Denoncimi i Kryemadhit: Patronazhistët e Partisë Socialiste kanë marrë përsipër blerjen e votave në Durrës

Nga A2 CNN
24 Prill 2021, 23:44 | Politikë

Në orët e vona të së shtunës, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, doli në një deklaratë për mediat për të denoncuar ata që i quajti “patronazhistët e Partisë Socialiste kanë marrë përsipër blerjen e votave” në Durrës.

“Sapo na mbërriti një denoncim në selinë e LSI-së për transaksionet dhe operacionin e pagesave për blerjen e votave nga Partia Socialiste në Durrës. Patronazhistët kanë marrë numrat e identitetit, qendrat e votimit, vendet e punës dhe në krah kanë numrin e telefonit të patronazhistit dhe vlerën e parave që ka marrë. Këto janë faturat e para. Këtë denoncim do ta çojmë në polici, por jo te Policia e Durrësit, pasi drejtori i saj është bashkëpunëtor në krim, pasi krerët e asaj policie janë patronazhistët e patronazhistëve. Këto materiale po ua bëjmë të ditur fillimisht qytetarëve dhe të gjithë Policisë së Shtetit”, u shpreh kryetarja e LSI-së.

Kryemadhi lexoi edhe disa prej emrave të patronazhistëve që kanë marrë përsipër shpërndarjen e parave, sipas saj, në Qarkun e Durrësit. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos